Sport

Barcelona synon transferimin e mesfushorit të Liverpool-it


Barcelona kërkon të bëjë një lëvizje surprizë në afatin kalimtar të verës së ardhshme duke synuar transferimin e mesfushorit të Liverpool-it, Naby Keita-n.

Lëvizje që po konsiderohet befasi, pasi që më parë spanjollët nuk kishin shprehur interes për futbollistin nga Guinea.

Kontrata e 28-vjeçarit anglez skadon në verën e ardhshme dhe pikërisht këtë gjë kërkon ta shfrytëzojë Barcelona për ta transferuar me parametra zero.

Gjithashtu edhe vetë Keita kërkon të largohet nga “The Reds”, pasi ai kërkon të ringjallë karrierën e tij ndoshta në një ligë tjetër.

Sipas gazetës “Sport”, reprezentuesi i Guineas ka qenë i lidhur me klube në Ligën Premier, Serie A, Bundesliga dhe tani edhe La Liga.

Mediumi katalanas raporton se liderët e La Liga-s e kanë vendosur Keita-n si objektiv surprizë dhe po mbajnë një sy në situatën e tij.

Kujtojmë që për transferimin e Keita-s, Barcelona shpenzoi plot 60 milionë euro për ta transferuar nga Leipzig-u në verën e vitit 2018.

Deri më tani, Keita ka luajtur në 129 ndeshje në të gjitha garat me fanellën e Liverpool-it, prej të cilave ka kontribuar me 11 gola dhe me shtatë asistime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore