Shqipëria

Balluku: Po blejmë në treg me 500 euro MWh, nga 52 euro një vit më parë


Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku duke folur në konferencën për media të martën e 8 marsit, ka folur lidhur me rritjen e çmimit të energjisë në treg.

Ajo bëri me dije se në këto momente Shqipëria blen energjinë deri në 500 euro MWh.

Çmimi sipas Ballukut, rrezikon që të shkojë deri në 1 mijë euro, nga 51 euro që paguhej një vit më parë.

“Në shkurt mesatarisht është blerë megavatori me 250 euro. Ndërsa në shkurt pritet që të blihet me 500 euro MWh. Çmimi pritet të jetë 100 milionë euro. Në total deri në muajin e katërt të këtij viti faktikja e konsumuar dhe çfarë presim do të arrije 320 milionë euro, subvencione nga qeveria shqiptare”.

Ministrja theksoi se do të vazhdojnë të mbrojmë klientin familjar, abonentin familjar dhe fashën e bizneseve të vogla.

“Çmimi i kostos së konsumatorit është 28.4 . Për marsin do të jetë 61 lekë për konsumatorë, ndërkohë që do t’u jepet abonentëve me çmime të mëparshme. Çmimi do të vazhdojë që të ruhet i njëjtë pavarësisht rritje së kostos. Energjia zë pjesën më të madhe të subvencionit”.

Ajo vuri theksin gjithashtu se sot nuk është një problem vetëm çmimi, por mungesa e sasisë.

“Çmimi është një faktor që në Shqipëri, sa i përket energjisë është barrë e shtetit, por shqetësimi nuk është vetëm çmimi. Shqetësim është mungesa e produktit në treg”.

Balluku bëri me dije se “po punojmë për të optimizuar kaskadën dhe për të mos ta futur vendin në vend kufizimesh, por vendet e tjera e kanë nisur”.

Ajo tha se në vijim do të njoftohet për masat që do të ndërmerren.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore