Lajme

Bajrami për Qeverinë: A janë analfabetë funksional apo na trajtojnë të gjithëve si të tillë


Hykmete Bajrami

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, po i bën “kërrsh përqindjet”.

Këto komente, Bajrami i ka bërë përmes një postimi në Facebook, pasi që Nagavci në një paraqitje televizive ka thënë se gjatë mandatit të saj janë ndërtuar 850 për qind më shumë çerdhe se sa gjatë viteve 2003-2020.

“Ministrja Nagavci paska thënë më KTV se gjatë mandatit të saj janë ndërtu 850% me shumë çerdhe se në gjatë viteve 2003-2020, sipas saj i bie që prej vitit 2003 deri në vitin 2020 në Kosovë është ndërtu një gjysmë çerdhe,  kjo mandej e ka rritë numrin për 850%, pra prej 1/2 tash janë bë 4”, shkroi Bajrami..

Këta, pyeti ajo duke iu referuar qeverisë së drejtuar Albin Kurti, “a janë analfabetë funksional apo na trajtojnë të gjithëve si të tillë?!”.

“Për besë s’din njeri a me qeshë a me qajtë”, përfundoi ajo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore