Lajme

Avokati i Popullit u drejtohet SBASHK-ut dhe Qeverisë me një draft marrëveshje


Avokati i Popullit, Naim Qelaj, në kuadër të angazhimit si ndërmjetësuese mes palëve për zgjidhjen e situatës së krijuar për shkak të grevës nga sindikatat, ka njoftuar se ka pranuar letër nga SBASHK-u dhe tanimë të gjitha palët kanë paraqitur qëndrimet e tyre për daljen nga kjo situatë.

“Me qëllim që të arrihet marrëveshja, Avokati i Popullit u është drejtuar palëve me një draft marrëveshje në të cilën ka propozuar një zgjidhje të mundshme, si zgjidhje e balancuar mbi bazën e qëndrimeve që palët kanë prezantuar, e njëkohësisht me kujdes janë paraqitur qëndrime që mund të sjellin konsensus”, thuhet në njoftim.

Qelaj ka njoftuar se edhe më tej do të angazhohet për të përafruar palët në marrëveshje, duke ripërsëritur se është urgjente gjetja e një zgjidhjeje, që do të jetë në interes për të gjithë, e në veçanti për fëmijët.

Ku qëndron problemi?

Grevistët duan që Kurti të takohet me Këshillin Grevist të BSPK-së, por kryeministri refuzon, pasi kryetar i këtij Këshilli është Rrahman Jasharaj.

Kurti nuk do takim me Jasharajn.

Përse e refuzon nuk ka treguar asnjëherë, por i pyetur vetë Jasharaj se çfarë mund të ketë kryeministri me të, ai ka deklaruar se “nuk e di, përveç se në një takim me ka pas thënë ‘e di unë me kënd je ti’, tjetër gjë nuk di”.

Çfarë duan grevistët?

Grevistët kanë kërkesë që qeveria t’ua rris pagat për 100 euro shërbyesve publikë, përfshirë mësimdhënësit, derisa të futet në fuqi ligji për paga, i cili parasheh rritjet e nevojshme.

Ata thonë se për nëntë muaj rresht kanë kërkuar takim me Kurtin, por ai nuk i ka pranuar.

Gjithashtu, Jasharaj kishte deklaruar se i kanë dërguar 83 shkresa në qeveri dhe asnjëherë nuk kanë marrë përgjigje.

Çfarë do qeveria?

Qeveria do që grevistët ta ndalin grevën, por pa ua plotësuar kërkesën për rritje page, pa e procedura ligjin për pagat me procedurë të shpejtë dhe pa pranuar që të takohet me ta.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore