Lajme

Avokati i Popullit: Kemi pranuar mbi 1 mijë ankesa nga qytetarët gjatë vitit 2022


Avokati i Popullit, Naim Qelaj.

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, në konferencën e fundvitit ka deklaruar se gjatë këtij viti kanë pranuar mbi 1 mijë  ankesa nga qytetarët.

Nga këto ankesa janë hapur hetime për 645 raste.

“Për shkak të mungesës së zbatimit të ligjit në vitin 2022 kemi pranuar 1 mijë e 514 ankesa. Nga ky numër 645 raste janë hapur për hetim. Gjithashtu kemi hapur 39 raste sipas detyrës zyrtare, 16 prej tyre janë hapur nga raportimet e mediave”.

Qelaj sqaroi se ankesat me të shumta janë për shkak të zvarritjes së procedurave gjyqësore.

“Qytetarët e komuniteteve joshumicë vazhdojnë t’i besojnë institucionit të Avokatit të Popullit, kjo dëshmohet edhe nga fakti se këtë vit kemi pranuar 77 ankesa nga qytetarët e komunitetit serb, 27 nga komuniteti boshnjak, 13 nga komuniteti ashkali, 10 nga komuniteti turk, 10 nga komuniteti rom dhe nga dy ankesa nga komuniteti goran e egjiptian”.

Kurse, përmendi edhe rritjen e çmimeve dhe ballafaqimin e ekonomive familjare me inflacionin, duke thënë se ka ndikuar drejtpërdrejt në keqësim të gjendjes së tyre sociale.

“Një kategori e qytetarëve për të cilët nuk ka folur pothuajse askush janë të papunët, të cilët jo vetëm që nuk kanë marrë mbështetje, por as nuk ka pasur përpjekje për t’i ndikuar në këto rrethana”.

Qelaj ka përmendur edhe vrajsen e grave dhe dhunimeve që kanë ndodhur gjatë vitit 2022.

“Në vitin 2022, janë vrarë tri gra, janë dhunuar seksualisht disa të mitura si dhe janë raportuar mbi 2 mijë raste të dhunës në familje”.

Ndryshe, nga vitit 2010 e deri në vitin 2022 janë raportuar 50 gra të vrara nga familjarët e tyre.

Gjykime që me vite nuk përfundojnë, rigjykime e dënime të ulëta, këto janë të përbashkëta e dhjetëra rasteve gjyqësore për vrasje të grave në Kosovë.

“Gjykime që nuk përfundojnë, rigjykime e dënime të ulëta”, ku kanë arritur rastet gjyqësore të grave të vrara?

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore