Lajme

Avokati i Popullit: Ka rritje të ankesave gjatë vitit 2021


Avokati i Popullit.

Gjatë shqyrtimi të Raportit Vjetor Financiar të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2021, avokati i këtij institucioni, Naim Qelaj, ka deklaruar se ka pasur rritje të ankesave.

“Gjithsej janë pranuar mbi 1000 ankesa. Ka pasur rritje të ankesave, 692 janë trajtuar, 45 janë hapur. Rastet që janë mbyllur janë 806 raste. Kërkesa për masë të përkohshme janë 2. Avokati i Popullit i ka nxjerrë 257 rekomandime gjatë vitit 2021. Sa i përket aspektit financiar për vitin 2021, ka planifikuar mbi 1 milion euro. Krahasimet e vitit 2020 dhe 2021 ndryshojnë sepse janë anuluar shumë organizime për shkak të Covid në vitin 2020”.

Ai ka përmendur edhe pavarësinë financiare të institucionit, duke thënë se është parim kushtetues.

“Janë disa punëtori 3-ditore. Plus kësaj kemi pasur grupin punues që ka finalizuar raportin vjetor të punës. Në shtator e kemi punëtorinë tjetër të komisionit për legjislacion. Avokati i Popullit nuk pranon këshilla. Forma si reflektoni është e gabuar. Ne japim përgjegjësi për shpenzimet. Pavarësia financiare është parim kushtetues”.

Komisioni për Buxhet dhe Transfere.

Ndërkaq, ka përmendur edhe stafin të cilët punojnë tek avokati i popullit.

“Pajisjet në zyrën time nuk i kam ndërrua. Në momentin kur kam pranuar mandatin ka qenë puna në distancë. Staf i kemi 30 veta. Procedurën e tenderimin jemi detyruar të zbatojmë komfor rregullave nga Qeveria. Ne kemi një zyre me qera në Graçanicë. Zyrat tjera janë objekte publike por nuk i plotësojnë kushtet”.

Sa i përket pagës minimale nga avokati i popullit u tha se është në fazën e analizimit.

“Ne kemi bërë analizë për pagë minimale dhe jemi ende duke analizuar. Aspektet kanë të bëjnë me shkaqet drejt ngritjes minimale, pse janë evituar kategoritë sociale jo vetëm veteranët. Sepse ligji është në një fazë te avancuar të procesit. Ka pasur edhe shkelje te shërbimet shëndetësore në periudhën e pandemisë”.

Ndërsa, deputeti nga AAK, Pal Lekaj, shprehu pakënaqësi rreth raportit të prezantuar.

“Sa i përket raportit që e kam përpara është i pamodifikuar. Ka disa çështje që duhet t’i përmirësoni gjatë vitit 2022. Këto të gjetura të mos përsëriten dhe në vitin 2023 të jenë të përmirësuara”, tha Lekaj.

Edhe deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, tha se gjatë pandemisë ka pasur shkelje të të drejtave të njeriut.

“Qeveria ka ndryshuar diskursin dhe po shkelen të drejtat e njeriut dialogu social. Është çështja me pandeminë, ka pasur shkelje të drejtave të njeriut gjatë pandemisë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore