Lajme

Autoritetet ruse: Bllokimi i Facebook-ut, arsye për një internet sovran


Moska zyrtare ka raportuar rritje të aktivitetit në rrjetet sociale ruse. Ky fakt, sipas tyre, u jep të drejtë autoriteteve ruse dhe zhvillimit të platformës së saj sovrane të internetit.

Ndërprerja globale e Facebook-ut, la me dhjetëra mijëra përdorues jashtë mediave sociale në pronësinë e saj, të hënën e 4 tetorit.

Rusia ka kërkuar prej vitesh të krijojë sovranitet më të madh mbi segmentin e saj të internetit.

Jo pak herë, autoritetet kanë bërë presion mbi firmat e huaja të teknologjisë për të fshirë përmbajtjen dhe të dhënat e ruajtura në Rusi.

Ai gjithashtu ka përmirësuar aftësinë e tij për të bllokuar platformat që thyejnë rregullat e tij.

Mediat sociale më të përdorura në Rusi
Deklarata e Zakharova-s

Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, deklaroi pas bllokimit të Facebook se kjo “i përgjigjet pyetjes nëse kemi nevojë për rrjetet tona sociale dhe platformat e internetit”.

Facebook e gjeti shkakun e ndërprerjes së saj në një ndryshim të gabuar të konfigurimit.

Rrjeti më i madh social i Rusisë, Vkontakte, ka shumë më tepër përdorues të përditshëm në vend sesa Facebook.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova

Ajo raportoi një rritje të mesazheve dhe përdoruesve, pasi shërbimet e Facebook u ndërprenë.

Odnoklassniki, një tjetër rrjet social popullor, zbuloi se aktiviteti në faqen e saj ishte rritur gjatë ndërprerjes së Facebook.

Vkontakte dhe Odnoklassniki janë në pronësi të firmës ruse të teknologjisë Mail.Ru.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore