Lajme

Autoritetet rumune ndryshojnë akuzën e trafikimit të qenieve njerëzore kundër Andrew Tate


Prokurorët rumunë thonë se kanë ndryshuar një akuzë për trafikim njerëzor kundër influencuesit Andrew Tate, në një akuzë më të rëndë.

Tate, vëllai i tij Tristan dhe dy të dyshuar të tjerë tani po hetoheshin për trafikim njerëzor në formë të vazhdueshme, sipas prokurorëve.

Sipas tyre, krimi i kryer është më i rëndë sesa akuzat e veçanta të trafikimit.

Vëllezërit Tate dhe dy të dyshuara femra rumune janë në arrest shtëpiak në pritje të një hetimi penal për trafikim të dyshuar të qenieve njerëzore, përdhunim dhe formim të një bande kriminale për shfrytëzim seksual të grave.

Akuza këto, që ata i kanë mohuar.

Sipas legjislacionit rumun, prokurorët kanë ngritur akuza kundër katër të dyshuarve, por çështja është nën hetim dhe nuk ka shkuar ende në gjyq.

Prokurorët pritet t’i bëjnë ato për gjykim më vonë në qershor.

Tate, 36 vjeç, një shtetas britaniko-amerikan që ka 5.4 milionë ndjekës në Twitter, dhe tre të dyshuarit e tjerë u mbajtën në paraburgim policor nga 29 dhjetori 2022 deri më 31 mars të këtij viti, kur një gjykatë e Bukureshtit i vendosi ata në arrest shtëpiak.

Njësia e prokurorisë e drejtorisë së Rumanisë për hetimin e krimit të organizuar dhe terrorizmit (DIICOT) njoftoi vëllezërit Tate se akuza për trafikimin e qenieve njerëzore kishte ndryshuar në trafikim në formë të vazhdueshme, ka thënë një zëdhënës i DIICOT.

Sipas ligjit rumun, trafikimi i të rriturve dënohet me burgim deri në 10 vjet.

Ekipi ligjor i vëllezërve Tate ka thënë se ndryshimet ishin në interesin ligjor të të dyshuarve.

“Kuadri ligjor është rishikuar dhe ndryshuar për të siguruar që një hetim i paanshëm është mbështetur”, kanë thënë ata.

DIICOT ka njoftuar gjithashtu se kishte hapur një hetim të veçantë penal kundër një burri rumun të afërt me vëllezërit Tate mbi akuzat për trafikim njerëzor dhe formimin e një grupi kriminal për shfrytëzimin seksual të shtatë grave.

Prokurorët kanë thënë se Vlad Obuzic, platformat e mediave sociale të të cilit shfaqin foto të tij me vëllezërit Tate, dhe dy të dyshuar të tjerë rekrutuan viktimat e tyre të supozuara duke i joshur dhe duke pretenduar se duan një lidhje ose martesë.

Viktimat më pas dyshohet se ishin detyruar të prodhonin përmbajtje pornografike për faqet e mediave sociale, me të dyshuarit që mbanin shumicën e fitimeve.

“Për të siguruar besnikërinë e viktimave dhe se ata do të performojnë vetëm për të mirën e anëtarëve të grupit, ata u detyruan të bënin tatuazh emrin ose fytyrën e anëtarit të grupit që i shfrytëzonte”, kanë thënë prokurorët.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore