Lajme

Australia nën ethet e Deltas, shton masat – sërish


Masa të shtuara dhe shtim i rasteve të reja me variantin Delta. Australia nuk po gjen qetësi në luftën ndaj COVID-19, ku optimizmi është i pakët për një përmirësim të situatës në ditët e ardhshme.

Sydney mbetet epiqendra e padiskutueshme e virusit në Australi. Bazuar në trendin e ditëve të fundit, ato pasardhëse pritet të jenë në rritje.

279 janë rastet e regjistruara në 24 orët e fundit në Sydney. New South Wales ndërkaq raportoi një rekord prej 291 rastesh.

Një tjetër grua ka ndërruar jetë pas luftës me COVID-19, ku analizat tregojnë se ajo ishte e pavaksinuar.

Në fakt, vaksinimi në Australi ka qenë një tjetër problem madhor. Qeveria është vënë nën akuza për një menaxhim shumë të dobët të procesit. Shtet-kontinenti e nisi mbarë duke udhëhequr botën në fillimin e vaksinimit masiv, por shumë shpesh hapi australian u ndal dhe mbeti thuajse në vend.

Doza u siguruan vetëm për 4% të popullsisë. Protesta të shumta kërkojnë kontraktimin e vaksinave dhe rritjen e ritmit të procesit.

Një problem tjetër është shfaqur për australianët që vizitojnë kontinentin, pasi ata e kanë të pamundur të rikthehen në vendet e tyre me ligjin aktual.

Sipas një vendimi qeveritar, shtetasit australianë nuk mund të largohen nga kontinenti, për të shmangur pikërisht një infektim të mundshëm jashtë vendit.

Mirëpo, shtetasit australianë, të cilët jetojnë në vende të huaja, mund të mbesin të bllokuar nëse e vizitojnë ishullin e largët. Një dispozitë e veçantë për ta do të qarkullojë, por kjo e vështirëson procedurën.

Shpresa është se një karantinë masive e radhës, do të çlirojë disi vendin nga pandemia. Por, rastet në shtim ende nuk e reflektojnë këtë gjë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore