Lajme

Aspirina potenciale për luftimin e kancerit të gjirit


Aspirina po testohet si pjesë e një trajtimi të mundshëm për kancerin e gjirit.

Studiuesit shpresojnë se ilaçi i lirë dhe i disponueshëm gjerësisht mund të funksionojë mirë kur kombinohet me imunoterapi për pacientët me kancer të gjirit tre-negativ.

Hulumtimi, i udhëhequr nga doktoresha, Anne Armstrong nga fondacioni Christie NHS në Manchester, do të testojë ilaçin me, dhe pa aspirinë para se pacientët të provojnë kimioterapinë.

Në Mbretërinë e Bashkuar, çdo vit diagnostikohen rreth 8 mijë gra me kancer gjiri. Barnat anti-inflamatore si aspirina mund të ndihmojë të luftojnë kancerin.

“Shpresojmë se prova jonë do të tregojë se, kur kombinohet me imunoterapi, aspirina mund të rrisë efektet e saj dhe mund të sigurojë përfundimisht një mënyrë të re të sigurt për të trajtuar kancerin e gjirit.” u shpreh Armstrong.

Çfarë është kanceri i gjirit?

Kanceri i gjirit është një sëmundje ku qelizat e gjirit rriten jashtë kontrollit.  Ai mund të fillojë në pjesë të ndryshme të gjirit dhe mund të përhapet jashtë tij nëpërmjet enëve të gjakut dhe enëve limfatike, pra duke dhënë metastaza.

Të dy sekset, si gratë ashtu edhe burrat mund të preken nga kanceri i gjirit, edhe pse ky kancer është shumë më i zakonshëm te gratë.

Disa gra janë në rrezik më të lartë për kancerin e gjirit sesa disa të tjera për shkak të historisë së tyre mjekësore, personale, familjare, ose për shkak të ndryshimeve të caktuara gjenetike.

Marrë dhe përshtatur nga “ The Guardian” për Albanian Post

 

 

 

 

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore