Lajme

Arrijnë në Kosovë dhe dy gazetare ukrainase


Arritja e dy gazetarëve ukrainas.

Liudmyla Troitska dhe Olena Solodovnikova, janë dy gazetaret e radhës ukrainase që kanë mbërritur të mërkurën e 12 tetorit në Kosovë.

Të dy gazetaret janë mirëpritur në aeroport nga kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, zyrtarja Ligjore e ECPMF-së, Flutura Kusari, si dhe përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Kosovës.

Gazetarët nga Ukraina janë duke u strehuar në kuadër të programit “Journalists in Residence – Kosovo”, të iniciuar nga European Centre for Press and Media Freedom ECPMF, e që mbështetet financiarisht nga Qeveria e Kosovës.

Më 11 korrik, në Kosovë, kishin arritur edhe dy gazetare ukrainas.

“Mesditën e sotme në Kosovë, kanë mbërritur gazetaret e radhës ukrainase, Maryna Zhyvotkova dhe Viktoriia Kaidash – si pjesë e programit “Journalists in Residence – Kosovo”, thuhej në njoftimin e AGK-së.

Arritja e dy gazetarëve ukrainas.

Ndryshe më herët si pjesë e programit, ishin strehuar edhe katër gazetarë.

Lyudmila Makey, ishte gazetarja e parë nga Ukraina që kishte ardhur në Kosovë, të dielën e 17 prillit.

Mekay, deklaroi se është e rrezikshme që të jesh gazetare në Ukrainë, duke përmendur faktin që forcat e okupatorit rus kanë vrarë  21 gazetarë në Ukrainë deri më tani.

“Falënderoj shumë të gjithë juve që më keni mundësuar të vijë në Kosovë. Ky program më mundëson që të mbetem në profesionin e gazetares. Jam thellësisht e prekur me faktin se si njerëz tërësisht të huaj dëshirojnë të na ndihmojnë. Besoj që bashkëpunimi ynë dhe solidariteti nga gazetarët tjerë është një hap i rëndësishëm drejt paqes”, tha ajo.

Ukraina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por ka 40 trupa që shërbejnë si paqeruajtës në vend nën një mision të NATO-s.

Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para me 24 shkurti.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e po ashtu edhe Kosova, janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore