Shqipëria

Arrestohet 44-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pritet ekstradimi drejt Italisë


Një 44-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Tanimë, pritet ekstradimi i tij drejt Italisë.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Ankonas ka nxjerrë urdhër arresti ndërkombëtar për veprën penale “Organizata kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, të parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Bëhet fjalë për operacionin policor të koduar “Doppio gioco”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Grupeve Kriminale, në bashkëpunim me FAST Albanian, Interpol Tiranën, zyrën e Interforcës italiane në Shqipëri dhe me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Sakaq, operacioni vijon paralelisht edhe në Itali, për kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

I akuzuar nga autoritetet e Italisë, si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikim të lëndëve narkotike, arrestohet provizorisht, me qëllim ekstradimin, 44-vjeçari R. H., banues në Tiranë.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Ankonas ka nxjerrë urdhër arresti ndërkombëtar për të, për veprën penale “Organizata kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, të parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma vijojnë bashkëpunimin me qëllim ekstradimin e shtetasit R. H., drejt Italisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore