Lajme

Armenia i shpreh ngushëllimet Turqisë për viktimat e minierës


Ministri i Jashtëm armen Ararat Mirzoyan shprehu ngushëllimet e tij për Turqinë të shtunën e 15 tetorit, raporton agjencia APA.

“Ngushëllime të sinqerta për të gjithë ata që humbën të dashurit gjatë aksidentit në minierën e qymyrit në Bartin. Shërim të shpejtë për të plagosurit”, shkruan kryediplomati armen.

Numri i të vdekurve pas një shpërthimi në një minierë qymyri në provincën veriore Bartin të Turqisë të premten ka arritur në 41.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Reuters”, duke cituar deklaratën e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan.

Më herët, Ministri i Brendshëm Suleyman Soylu tha se 58 nga 110 personat që punonin në minierë kur ndodhi shpërthimi u shpëtuan nga ekipet ose dolën vetë.

Soylu tha gjithashtu se një minator u lirua nga spitali ndërsa 10 ishin ende duke marrë trajtim në Bartin dhe Stamboll.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore