Lajme

Armë, fishkë dhe silenciatorë – dogana e Serbisë pretendon se i gjeti në një veturë me targa RKS


Përmes një njoftimi për media, Dogana e Serbisë pretendon se në një veturë me targa të Kosovës në të cilin ishin dy udhëtarë nga Prishtina në pikëkalimin kufitar në Merdar ka zbuluar arsenal armësh.

“Ndonëse të dy deklaruan se nuk kishin asgjë për të deklaruar përveç sendeve personale, doganierët vendosën të bënin kontroll të detajuar. Më pas u zbulua një arsenal i vërtetë armësh nën ulëset dhe nën kapakun e rrotave: 45 armë zjarri, 31 silenciatorë për armë zjarri dhe 367 fishekë”, thuhet në njoftim.

Tutje, sipas njoftimit, menjëherë pas zbulimit, doganierët u kanë dorëzuar policisë dy pasagjerët dhe është njoftuar prokuroria kompetente.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore