Muzikë

Ariana Grande nuk është më nën menaxhimin e Scooter Braun


Këngëtarja e muzikës pop, Ariana Grande tanimë i ka ndarë rrugët me menaxherin e saj të vjetër, Scooter Braun.

Grande ka qenë me Braun dhe kompaninë e tij “SB Projects” që nga viti 2013, vit kur ajo publikoi albumin e saj të parë debutues, “Yours Truly”.

Lajmi për ndarjen vjen në të njëjtën ditë kur Billboard mësoi se Demi Lovato, e cila nënshkroi me “SB Projects” në vitin 2019, ishte ndarë nga Braun po ashtu.

Është e paqartë nëse Grande po ndërpret të gjitha lidhjet e biznesit me Braun jashtë menaxhimit, shkruan Billboard, transmeton AlbanianPost.

Marrëdhënia midis Grande dhe Braun përfshin të gjithë karrierën e Grande-së pas Nickelodeon – një periudhë gjatë së cilës këngëtarja publikoi gjithsej gjashtë albume, të gjitha me përjashtim të njërit prej të cilëve kanë arritur numrin 1 në “Billboard 200”.

Gjithashtu gjatë asaj kohe, ajo ka shënuar hitet më të mira në Billboard “Hot 100”, shtatë prej të cilave shkuan në numrin 1.

Grande, nuk ka publikuar një album që nga “Positions” të vitit 2020, aktualisht është duke u intensifikuar për 10-vjetorin e “Yours Truly”.

Jashtë muzikës, ajo ishte trajnere në “The Voice” në vitin 2021 dhe do të luajë në adaptimin filmik me dy pjesë të muzikalit “Wicked”, pjesa e parë e të cilit është planifikuar të debutojë në nëntor të vitit 2024.

Në vitin 2021, Braun shiti kompaninë mëmë të “SB Projects”, “Ithaca Holdings” te konglomerati i argëtimit të Koresë së Jugut HYBE, nën të cilin “SB Projects” ka vazhduar të operojë.

ista e artistëve të “SB Projects” aktualisht përfshin klientin e vjetër, këngëtarin kanadez, Justin Bieber.

Pas një raportimeve se Bieber po ashtu, po kërkonte të largohej nga SB, përfaqësuesit e të dyja palëve i thanë Billboard se “thashetheme” të tilla “nuk ishin të vërteta”.

Edhe artisti latin, J Balvin, i cili gjithashtu nënshkroi me Braun në vitin 2019, u largua në muajin maj dhe tani menaxhohet nga Roc Nation.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore