Lajme

Ardhja e trupave të pajetë nga Kroacia në Kosovë


Të mërkurën në mesditë kanë arritur në Kosovë trupat e pajetë të 10 kosovarëve që mbetën të vdekur pasi autobusi me të cilin po udhëtonin u aksidentua në Kroaci të dielën e 25 korrikut.

Trupat e tyre arritën në vendlindje pas tri ditësh nën përcjelljen e policisë. Viktimat, iu dorëzuan familjarëve për lamtumirën e fundit dhe ceremoninë e varrimit.

Ndërkaq shoferit të autobusit të aksidentuar, i është caktuar një muaj paraburgim nga gjykatësi hetues i Gjykatës së Qarkut të Slavonski Brod.

Sipas zyrës së Avokatit të Shtetit të Kroacisë, ai ishte i lodhur dhe i paaftë për të drejtuar autobusin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore