Lajme

Arabia Saudite, Qatar-i dhe Omani bëjnë thirrje për de-përshkallëzimin e menjëhershëm mes Izraelit dhe Palestinës


Një inkursion i organizuar i militantëve të Hamasit në rajonet jugore izraelite ka shkaktuar deri më tani 40 të vrarë dhe 750 të plagosur, thotë qeveria izraelite.

Arabia Saudite bëri thirrje për “ndalimin e menjëhershëm të përshkallëzimit midis dy palëve, mbrojtjen e civilëve dhe përmbajtje” në mes të sulmit të vazhdueshëm nga grupi terrorist Hamas.

Riadi zyrtar thotë se “paralajmëroi në mënyrë të përsëritur” për një situatë shpërthyese me palestinezët.

Në një deklaratë, Mbretëria kujton “paralajmërimet e saj të përsëritura për rrezikun e shpërthimit të situatës, si rezultat i okupimit të vazhdueshëm, privimit të popullit palestinez nga të drejtat e tij legjitime dhe përsëritjes së provokimeve sistematike kundër shenjtërive të tij”.

Ministria e Jashtme saudite i bën thirrje më tej komunitetit ndërkombëtar të udhëheqë një “proces të besueshëm paqeje” për të arritur një zgjidhje me dy shtete.

Mbretëria ka zhvilluar negociata për të arritur një marrëveshje normalizimi me Izraelin.

Sipas detajeve të fundit, negociatorët sauditë, ndërsa këmbëngulin për lëshime për palestinezët, nuk e shohin krijimin e një shteti palestinez si parakusht për një marrëveshje të mundshme.

Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Oman-it ka kërkuar gjithashtu ndërprerjen e menjëhershme të përshkallëzimit midis izraelitëve dhe palestinezëve.

Në një deklaratë të lëshuar të shtunën, ministria e jashtme e Oman-it tha se po monitoron nga afër zhvillimet që kanë çuar në rritjen e dhunës në fronte të ndryshme në rajon dhe u bëri thirrje të dyja palëve të veprojnë me përmbajtje.

“Sulltanati i Omanit po ndjek me interes dhe është i shqetësuar në lidhje me përshkallëzimin e vazhdueshëm midis palëve palestineze dhe izraelite si rezultat i vazhdimit të okupimit të paligjshëm izraelit të territoreve palestineze”, shkruhet fillimisht në njoftimin e diplomacisë së Oman-it.

Sipas tyre, sulmet e vazhdueshme izraelite sjellin pasoja serioze dhe një përshkallëzim të intensitetit të dhunës.

“Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të ushtrojnë nivelet maksimale të përmbajtjes dhe domosdoshmërinë e mbrojtjes së civilëve”, thuhet në deklaratë.

Ndërkohë, edhe Qatar-i bëri thirrje për de-përshkallëzimin dhe përmbajtjen, duke e mbajtur Izrael-in vetëm përgjegjës për përshkallëzimin aktual që rezulton nga shkeljet e vazhdueshme izraelite kundër palestinezëve dhe shkeljen e të drejtave të tyre.

Qatar-i shprehu shqetësimin e tij të thellë për zhvillimet në Gaza dhe u bëri thirrje të dyja palëve për ndërprerjen e menjëhershme të përshkallëzimit dhe ushtrimin e përmbajtjes maksimale, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Ministria nënvizoi nevojën që komuniteti ndërkombëtar të veprojë urgjentisht dhe të detyrojë Izraelin të ndalojë shkeljet flagrante të ligjit ndërkombëtar dhe të respektojë rezolutat e legjitimitetit ndërkombëtar dhe të drejtat historike të palestinezëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore