Lajme

Anulohet gjykimi për vrasjen e Ivanoviç-it


Foto: Albanian Post.

Sërish është anuluar seanca për vrasjen e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviç.

Kjo për shkak të pamundësive teknike për lëshimin e video-incizimeve në gjykatë, anulimi i kësaj seancë është bërë i ditur nga zyra e kryetarit të trupit gjykues, Valon Kurtaj.

Më 21 qershor, ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Bratislav Gashiç, kishte deklaruar se dihet kush është vrasësi i Oliver Ivanoviç-it, duke shtuar se edhe ka informacione se nën mbrojtjen e cilit shtet është.

Ivanoviç u vra më 16 janar 2018, me gjashtë të shtëna në shpinë, përpara zyrës se partisë së tij në Mitrovicën e Veriut.

Të akuzuarit në këtë rast janë Nedejklo Spasojeviç, Marko Roshiç, Rade Basara dhe Silvana Arsoviç, të cilët ngarkohen se në bashkëpunim edhe me të pandehurit që janë në arrati Zheiko Bojiç, Zvonko Veselinoviç dhe Milan Radoiçiç kanë kryer vrasjen e Oliver Ivanoviç’it.

Seanca fillestare në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviç’ot, ishte mbajtur më 11 shkurt 2020, kurse Gjykata Themelore në Prishtinë, më 6 prill 2020, kishte refuzuar kërkesat për hedhjen e aktakuzës dhe kundërshtimit të provave.

Pas ankesave të katër avokatëve, Gjykata e Apelit kishte aprovuar ankesat e mbrojtësve dhe çështja ishte kthyer në rivendosje.

Sipas Apelit, në rivendosje nga gjykata e shkallës së parë duhet të eliminohen kundërthëniet, duke i dhënë mundësi prokurorit për tu deklaruar ose për ta korrigjuar dhe plotësuar aktakuzën në mënyrë që aktakuza të jetë në përputhje me nenin 241 të KPPRK-së.

Pas firmosjes së marrëveshjes së Brukselit, Serbia dhe Kosova filluan normalizimin e raporteve. Nga kjo kohë qasja e Ivanoviç në politikë ishte moderuar. Në vitin 2014 ai u akuzua për krime lufte dhe u burgos.

Në 2016-ën, u dënua me nëntë muaj burgim nga misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë – EULEX. Ndërkohë në vitin 2017, Gjykata e Prishtinës e anuloi këtë vendim duke e liruar politikanin serb dhe duke rinisur një proces të ri.

Gjatë kësaj kohe, Ivanoviç mori kërcënime të shumta, deri në çastin e vrasjes së tij, në janar të 2018-ës.

Milan Mihailoviç, i dyshuar për vrasjen e tij ishte liruar me 16 mars të këtij viti nga Gjykata.

Në fakt, atij i është zbutur masa e sigurisë, nga paraburgimi, në arrest shtëpiak, meqë sipas avokatit të tij Miodrag Bërkljaç, ai do të paraqitet në stacion të policisë dy herë në javë, të martën dhe të enjten.

Ai ishte arrestua në tetor të 2022 dhe akuzohej se ishte “i lidhur drejtpërdrejt me grupin që i ka marrë jetën Ivanoviçit”, dhe po mbahej në paraburgim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore