Futboll

Andrea Agnelli: “Futbolli po lundron në dete të trazuara, nevoitet inovacion”


Presidenti i Juventus-it, Andrea Agnelli mbi krizën ekonomike të futbollit europian shkaktuar nga Covid-19: “Po shohim një humbje në bilanc që shkon nga 6.5 në 8.5 miliardë euro për dyvjetëshin 2020-2021. Ndikim ka pasur edhe shitblerja e lojtarëve: 2.6 miliardë euro humbje në më pak se një vit”. Dhe mbi reformën e pritshme ai shton: “Ato duhen adoptuar në përshtatje me Eca. Uefa nuk mund të vendosë vetëm“.

Futbolli evropian mund të humbasë deri në tetë miliardë e gjysmë euro për shkak të krizës ekonomike pasojë e pandemisë Covid-19. Kjo u shpjegua nga presidenti i Juventus dhe Shoqata e Klubeve Evropiane (European Club Association/ECA).

Andrea Agnelli duke folur në thinksport2021, organizuar nga News Tank Football tha: “Unë jam i bindur që ne do të kemi një kuptim real të asaj çfarë kjo krizë ka shkaktuar për klubet, vetëm në fund të sezonit”. Fjalët e Agnelli-t, në fakt i referoheshin një studimi të Deloitte, që thotë se 20 klubet më të pasura në botë do të humbasin mbi dy miliardë euro deri në fund të sezonit aktual, si pasojë e mungesës së tifozëve në stadiume.

Ndikimi i krizës është i dukshëm gjithashtu në tregun e transferimit. Këtë vit kishte lëvizje për 3.9 miliardë euro kundrejt 6 miliardë e gjysmë vitin e kaluar – kujton Agnelli – kjo do të thotë dy miliardë e gjashtë qind milionë euro më pak nga një vit në tjetrin. Pa marrë në konsideratë aspektet e solidaritetit të klubeve. Ne po lundrojmë në dete shumë, shumë të trazuara. Kjo analizë është e vlefshme për ligat e nivelit të parë: është e vështirë të analizosh se çfarë ka ndodhur në ligat e vogla përveç humbjes së vendeve të punës. Kjo tregon sesi futbolli po kalon një moment shumë të komplikuar dhe na tregon se duhet të bëjmë disa reflektime serioze për të ardhmen e industrisë sonë“./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore