Lajme

Ambasadori rus: Gati vaksinat për Kroacinë në rast se do të bëhet kërkesë


Ambasadori rus në Zagreb, Andrej Nesterenko

Ambasadori rus në Kroaci, Andrei Nesterenko, tha  më 1 shkurt se Kroacia do të merrte vaksinën ruse nëse do ta vendosë ta kërkojë atë.

Ndërkohë që vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE), përfshirë dhe Kroacinë kanë probleme me funizimin me vaksina, Rusia deklaroi  se është e gatshme të japë 100 milionë doza vaksinash.

Ky njoftim është konfirmuar ekskluzivisht për Vecernji List, nga Ambasadori Rus në Kroaci,  Andrej Nesterenko.

Kroacia nuk ka kërkuar ende zyrtarisht vaksina nga Rusia.

Ambasadori Nesterenko ka vënë re se kryetarja e grupit kërkimor të Institutit Ruđer Bošković, Dragomira Meichen, është përfaquesja e Kroacisë në Këshillin e Ekspertëve Shkencor Ndërkombëtar, Sputnik V.

“Sputnik V ka disa përparësi që thjeshtojnë shumë shpërndarjen e vaksinave në të gjithë botën. Temperaturat e magazinimit që variojnë nga +2 në +8 gradë Celsius lejojnë ruajtjen në një frigorifer të zakonshëm. Vaksina kushton më pak se 10 dollarë për injeksion. Kjo shumë  e bën vaksinën të përballueshme për shumë vende”, deklaroi Ambasadori rus.

Ambasadori tha se vaksina ruse mund të luajë një rol të rëndësishëm në luftimin e pandemisë dhe mund të përdoret në misionet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB). ” Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres shpresonte që Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) do të certifikojë vaksinën sa më shpejt të jetë e mundur”,  tha Nesterenko.

Ai tha se Rusia deri më tani ka marrë kërkesa për të blerë 1.2 miliardë doza vaksinash nga më shumë se 50 vende.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore