Lajme

Ambasadori gjerman për liberalizimin e vizave: Kosova të angazhohet më shumë tek vendet skeptike


Ambasadori i Gjermanisë Jorn Rohde.

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi ka mbajtur konferencë për media pas takimit me ambasadorin e Gjermanisë Jorn Rohde.

Abazi ka thënë se diskutimi me ambasadorin ishte i ndarë në disa fusha duke nisur nga liberalizimi i vizave, dialogu dhe bashkëpunimi i ndërsjellët i të dyja shteteve.

“Diskutimi ndërmjet Komisionit dhe ambasadorit u shtri në disa drejtime por kryesisht liberalizimi i vizave ishte një nga temat që biseduam”.

Ndërkaq, theksoi se për vizat përkushtimi i Gjermanisë është që ky proces të përfundoj sa më shpejt.

“Sigurisht që përkushtimi i Gjermanisë është që ky proces të përfundoi sa më shpejtë që është e mundur dhe edhe rekomandimet e ambasadorit ishin të arsyeshme”, deklaroi ai.

Ndërkaq tha se, “i kupton shtetet që janë skeptike në procesin e liberalizimit të vizave”.

Për procesin e dialogut ai potencoi se u diskutua dhe u rekomandua nga ambasadori që ky proces të bëhet në mënyrë konstruktive dhe që të mos bëhet peng për shumë çështje të Kosovës.

“Aspekt tjetër qe biseduam ishte edhe intensifikimi i takimeve të shpeshta në mes komisioneve për Punë të Jashtme në mes dy shteteve, dhe po ashtu që dialogu të bëhet në mënyrën më konstruktive të mundshme, dhe të mos bëhet ky dialog peng për zhvillimet tutje”.

“Kosova nuk duhet të matet në progresin e saj vetëm përmes dialogut, sepse krejt kjo e ka shtyrë Serbinë që të pronlogojë në këtë situatë”.

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi

Por, bëri të ditur se bisedime ka pasur edhe për vazhdimin e bashkëpunimin dhe shtrirjen e investimeve gjermane.

“Po ashtu biseduam edhe për diasporën tonë atje në Gjermani dhe vazhdimin e bashkëpunimit në mes këtyre dy shteteve, e poashtu biseduam edhe për investimet e kompanive gjermane dhe investime që priten të vinë shumë shpejtë, për përmasimin e klimës në Kosovë”.

Gjatë kësaj konference, Abazi u pyet nga gazetarët nëse procesi i vettingut dhe raporti i KE-së mund të ndikojë për të keq në procesin e liberalizimit të vizave.

“Kemi një pajtueshmëri që vettingu ka qenë plotësisht mirë i analizuar në disa aspekte, na duhet angazhimi i Bashkimit Evropian për tu monitoruar. Por është e domosdoshme që Kosovës i duhet një sistem i drejtësisë me kritere të qarta”, u përgjigj Abazi.

Gjithashtu, për vizitën e ish-emisarit të Shëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell deklaratat e tij, i ka quajtur si deklarata të një qytetari të rëndomtë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Kosova është shtet i lirë dhe demokratik dhe lejohet çdokush të vij në Kosovë. Por në këtë rast sjellja e një qytetari të rëndomtë të ShBA-së në kuadër të deklaratave është aspekt tjetër, Grenelli është i respektuar te ne, por nga aspekti institucional ka përgjegjësi tjera”.

“Sa i përket sektorëve, ne biseduam për aspektin e tranzicionit energjetik dhe investimet e shtetit gjerman, dhe mendoj në procesin e  tranzicionit ne kemi shumë hapësirë në energji dhe në realizimin e bllokut rregullues Shqipëri-Kosovë”, tha tutje Abazi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore