Shqipëria

Ambasadori britanik përfundon misionin në Shqipëri


Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Duncan Norman, ka përfunduar misionin e tij.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, të premten e 30 korrikut, ai shkruan se është dita e fundit si ambasador në Tiranë.

“Kam kaluar 5 vite të mahnitshme. Ka qenë një nder dhe privilegj t’i shërbej vendit tim në një vend kaq të bukur me njerëz kaq mikpritës!”.

Vendin e tij do ta zërë Alastair King-Smith.

Sipas Norman, King-Smith do të fillojë një punë të mrekullueshme.

“E di që ai do të ketë sukses!”.

Duncan si ambasador 

Emërimi i Duncan nga Britania e Madhe në Shqipëri erdhi pas përfundimit të mandatit të ambasadorit Nicholas Cannon.

Ai e mori detyrën në Tiranë, në qershor të vitit 2016.

Emërimin e Ducan Norman e publikoi Ministria e Jashtme e Britanisë së Madhe në faqen zyrtare.

Ai është një diplomat me një karrierë diplomatike në këtë ministri që prej vitit 1990.

Më parë, ishte kreu i Njësisë së Zyrës së Jashtme dhe Komonuelthit në Afganistan.

Duncan u bashkua me FCO në 1990, dhe gjithashtu ka punuar në Daka, Tortola, Yerevan dhe Riad.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore