Shqipëria

Alibeaj informon KE-në për projektin e portit të Durrësit


Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka informuar Komisionin Evropian dhe Delegacionin e BE-së mbi projektin e portit të Durrësit.

Alibeaj vëren se projekti “u rrëmben shqiptarëve një nga pak pasuritë e mbetura publike dhe që ju dhurohet me një projekt qesharak të përzgjedhurve dhe klientëve të kryeministrit”.

Sipas tij, ky projekt mund të jetë “një rast unik në botë” ku shteti ofron 818 mijë metra katrorë pronë publike, si dhe përjashtime nga taksat, me një vlerë totale 730 milionë euro.

Kjo, për të marrë mbrapsht vetëm 280 milionë euro.

Ndër të tjera, Alibeaj thekson se kompania “ka marrë përsipër të realizojë një investim 2.1 miliardë euro, në një kohë që ofron vetëm 160 milionë euro”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore