Muzikë

Album “i ri” i Johnny Cash-it do të dal në treg në shtator


Një album i Johnny Cash, i titulluar “Johnny Cash at The Carousel Ballroom, 24 Prill, 1968”  i pa dëgjuar më parë, pritet të dalë në treg më 24 shtator të këtij viti. Kështu bën të ditur revista amerikane “Variety”.

Ky album ishte regjistruar nga Owseley “Ariu” Stanley, dokumentaristi i famshëm i koncertit të grupit muzikor amerikan “Grateful Dead”.

Albumi do të nxirret në treg nga kompania e Owsley-t, “Owsley Stanley Foundation”.

Ky album i  koncertit live, përmban 28 këngë, dhe ishte nisur pak pas publikimit të albumit legjendar të Cash-it, “At Folsom Prison”, dhe përmban edhe koverë të Bob Dylan.

“Variety” bën të ditur se ky album do të përmbajë edhe ese nga i biri i Cash-it, John Carter Cash, si dhe nga i biri i Stanley-t, Starfinder Stanley.

“Albumi do të ketë Cash-in, në skenë me gruan e tij të atëhershme,  June Carter dhe në performancë me grupin muzikor legjendar “Thennessee Three”: Luther Perkins, Marshall Grant, W.S Holland”, shkruan “Variety”.

Lista e plotë këngëve që janë në “Johnny Cash at The Carousel Ballroom, 24 Prill, 1968”.

Cocaine Blues

Long Black Veil

Orange Blossom Special (CD and Digital only)

Going to Memphis

The Ballad of Ira Hayes

Rock Island Line

Guess Things Happen That Way

One Too Many Mornings

Don’t Think Twice, It’s All Right

Give My Love to Rose

Green, Green Grass of Home

Old Apache Squaw

Lorena

Forty Shades of Green

Bad News

Jackson

Tall Lover Man

June’s Song Introduction

Wildwood Flower

Foggy Mountain Top

This Land Is Your Land

Wabash Cannonball

Worried Man Blues

Long Legged Guitar Pickin’ Man

Ring of Fire

Big River

Don’t Take Your Guns to Town

I Walk the Line

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore