Muzikë

Akuzohen për këngë me tekste seksiste – reagojnë të revoltuar Getinjo dhe Don Xhoni


Rep artistët e suksesshëm nga Kosova, Getinjo dhe Don Xhon, kanë reaguar së fundmi ndaj një debati televiziv, brenda të cilit ata ishin mes artistesh që u akuzuan për tekste seksiste në këngët e tyre.

I revoltuar – Getinjo, ka reaguar përmes disa postimeve në Instagram, teksa duke iu drejtuar debatuesëve në emisionin “Context”, ka thënë se të njëjtëve duhet t’iu vijë turp që kritikojnë estradën, në vend se t’i gëzohen sukseseve të artistëve shqiptarë.

Getinjo.

Në disa reagime të bëra në InstaStory, Getinjo ka shkruar se duhet t’iu vijë turp që kritikohet estrada, në vend që të krenohen me sukseset e artistëve shqiptarë.

Fotografi e publikuar nga Getinjo në Instagram.

“Qysh mundeni ta gjykoni tekstin e një kënge dhe të pretendoni të dikujt të shtynë të bësh diçka nëse ti vet nuk dëshiron ta bësh? Shikoni Netflixin, keni shembuj sa të doni, seriale degjeneruese keni, shikojeni botën pak”.

“Kurrë një herë nuk e bëtë një emision për të thënë ‘Shqiptarët po dëgjohen anë e mbanë botës’, respekt! Dy ditë shkolle s’i keni edhe at shkollë që e keni me zor të kryer. Kurrfarë truri bre nuk keni, veç hajt të themi diçka, t’i dalim në krah problemeve shoqërore t’iu kapim këngëtarëve sende rende”, ka shkruar mes tjerash, ylli i hitit “Sillet”.

Pos, Getinjos, ndër emrat e lakuar për këngë me mesazhe seksiste u akuzua edhe rep artisti, Don Xhon.

Don Xhon.

Ky i fundit ka reaguar po ashtu, vetëm se në një mënyrë më ironike, duke i propozuar Getinjos që të xhirojnë një video klip me 40 vajza të zhveshura.

“Babo Getinjo. E kam një super ide për një video me 40 ruse krejt të bardha si bora janë, veç me i pa edhe krejt komplet nudo duket me qenë në video. Çka po të duket si ide?”, ka shkruar Don Xhon.

Don Xhon është zotuar që kurrë të mos ndalojë së publikuari këngë që ai i ndjen, duke iu referuar edhe atyre me tekste eksplicite.

Fotografi e publikuar nga Don Xhon.

“Kjo është liria e të shprehurit, unë jam artist dhe kam folur atë që e kam ndjerë në zemër deri në ditën që do të vdes. Debati flakë kish qenë edhe personazhet zjarr krejt”, ka shkruar Don Xhoni në postimin e tij në llogarinë e Instagramit.

Ndryshe, Getinjo dhe Don Xhon, numërojnë këngë të shumta hite, të tilla si “Lavire”, “Pare”, “Kokaina”, “Mafia” e të tjera.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore