Jetesë & Stil

Akuzat penale – mundësi e hapur pas vrasjes së Halyna Hutchins nga Alec Baldwin


Vendi ku po zhvilloheshin xhirimet e filmit "Rust" - Santa Fe, Meksikë,“Bonanza Creek Ranch”

Policia e Meksikës ka bërë të ditur se akuzat penale nuk janë përjashtuar si opsion pas vdekjes së kinematografes ukrainase, Halyna Hutchins në xhirimet e filmit “Rust” të Alec Baldwin.

Oficieri  i informacionit publik nga Zyra e Sherifit të Santa Fe, Juan Rios, ka thënë se akoma askush nuk është arrestuar për fatkeqësinë fatale, ndërkohë që potenciali për akuza penale nuk është përjashtuar akoma nga lista e mundësive.

Madje, ai ka bërë thirrje nga publiku që nëse mësojnë detaje të vinë dhe t’i tregojnë ato në stacionet policore.

Vendi i tragjedisë, ku po zhvilloheshin xhirimet e filmit të Alec Baldwin.

“Ka shumë gjëra që qarkullojnë në internet dhe sinqerisht nëse njerëzit kanë informacion, ata duhet ta sjellin atë tek ne në vend që të shkojnë te kushdo”, tha Rios.

“Silleni atë tek ne, që ne të mund ta ndjekim dhe ta kontrollojmë atë sepse nëse keni informacion të vlefshëm, ne e duam atë, por e vetmja mënyrë për ta kontrolluar është nëse na tregoni”, ka shtuar ai.

Rios tha se detektivët po marrin një qasje të ngadaltë dhe metodike ndaj hetimit, i cili pritet të “vazhdojë për një kohë” për shkak të numrit të dëshmitarëve që duhet të intervistohen.

Ilustrim.

“Ne duhet të jemi të zellshëm për të siguruar integritetin e hetimit nëse në fund do të ngrihen akuza se ata janë në gjendje të mbështesin ato në gjykatë”, shpjegoi ai në një intervistë për “The Post”.

Ndërkohë, detektivët gjatë kësaj jave, kanë paraqitur një listë inventarizimi të sendeve që janë sekuestruar nga “Bonanza Creek Ranch” ku edhe po filmohej “Western”, duke përfshirë tre “revolerë”, të paktën nëntë gëzhoja të shpenzuara dhe municione që u gjetën brenda një kutie.

Lista e inventarit nuk zbuloi se çfarë lloj municioni u gjet, as çfarë lloj gëzhojash të shpenzuara u gjetën.

Ndërkaq, Rios tha se sherifi pritet t’u përgjigjet këtyre pyetjeve gjatë një konference për shtyp të planifikuar për tu mbajtur me datë 27 tetor.

Kujtojmë, se javën që lamë pas, Alec Baldwin, i cili është njëkohësisht producent dhe aktor i filmit, po provonte një “short të kryqëzuar” me një revolver për të cilin u tha se nuk kishte municion të vërtetë kur ai e shkrepi atë papritmas, duke goditur, Hutchins në gjoks dhe regjisorin, Joel Souza në sup.

Ilustrim

Rios pohoi se incidenti është ende një “hetim aktiv” dhe intervistat me dëshmitarët janë ende në vazhdim, ndërkohë që Hutchins është ndarë nga jeta nga plagët e marra, dhe Souza po vazhdon të kurohet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore