Shqipëria

Akuzat e Metës ndaj SPAK, Basha: Nuk është sjellje normale, Prokuroria ka trazuar ujërat e kastës 34-vjeçare të politikës


Kryetari i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha i ftuar në një emision televiziv ka ravijëzuar se i kishte “lexuar shpërthimet” e kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndaj Prokurorisë së Posaçme SPAK, por nuk i kishte parë.

“Nuk mund të bëhet fjalë për akuza sesa për një shpërthim. Besoj që gjëja e parë që të vjen në mendje kur i shikon këto, është që kjo nuk është një sjellje normale. Të dalësh aty të shash, se këto janë sharje. Njeriu i civilizuar edhe kur ka kundërshtimin më ekstrem ndaj diçkaje apo ndaj dikujt di të rreshtojë argumentet”.

Basha ravijëzoi se “nuk është i pari që demonstron këto sjellje”.

“Sigurisht as zoti Berisha nuk është i dyti, në veçanti që pavarësisht se përpiqen ta fshehin por nuk e fshehin dot, në panik janë ata që duhet të jenë në panik dhe është një lajm i mirë për shqiptarët, është Edi Rama, Erion Veliaj. Njëri, ish dyshi i Edi Ramës, Arben Ahmetaj është në kërkim ndërkombëtar, nja dy, tre të tjerë janë në burg, ministra po them. Nja dy, tre të tjerë apo më shumë janë nën hetim. Pra është e qartë që SPAK ka trazuar shumë ujërat e kastës 34 vjeçare të politikës shqiptare. Ky është një lajm i mirë për shqiptarët”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore