Sport

Akuza të reja për Benjamin Mendy-n, rastet e sulmeve seksuale rriten në gjashtë


Futbollisti i Manchester City-t, Benjamin Mendy, u akuzua para pak muajsh për sulme seksuale.

27-vjeçari do te gjykohet tashmë edhe për dy raste të reja. Në total, shkon në gjashtë numri i akuzave për përdhunim nga ana e francezit.

Sipas medias britanike “Daily Mail”, prokuroria angleze ka pohuar se futbollisti do të përballet me akuzat e reja që kanë të bëjnë me femra mbi 16-vjeçare, të cilat pretendojnë se janë sulmuar midis tetorit 2020 dhe gushtit 2021.

Mendy, së bashku me mikun e tij Louis Saha Matturie, do të dalin këtë të mërkurë para trupës gjykuese në Gjykatën e Magjistraturës së Stokportit.

Futbollisti francez u arrestua nga policia në gusht me akuzën për sulm seksual. Manchester City që nga ajo kohë e ka pezulluar përkohësisht lojtarin, deri në vendimin përfundimtar të gjyqit.

Data e përcaktuar për gjykimin përfundimtar të ish-lojtarit të Kombëtares së Francës do të jetë 24 janari i 2022.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore