Kosova

Aktakuzë ndaj ministrit Sfeçla dhe tre deputetëve të LVV-së


Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe tre deputetët nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes, Drita Millaku, Salih Zyba dhe Fitore Pacolli-Dalipi

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe tre deputetët nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes, Drita Millaku, Salih Zyba dhe Fitore Pacolli-Dalipi, së shpejti pritet të dalin para gjykatës lidhur me akuzat se mars të 2018-ës kishin ndezur gaz lotsjellës, me ç ‘rast kishin pamundësuar mbajtjen e seancës plenare në Kuvendin e Kosovës.

Sipas aktakuzës, e cila rezulton të jete ngritur më 29 korrik 2019, Sveçla, Millaku, Zyba dhe Pacolli-Dalipi po akuzohen se më 21 mars 2018, rreth orës 12:10 e deri në orën 15:40, kanë ndezur disa bombola të gazit lotsjellës, të cilat i kishin hedhur brenda sallës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku po mbahej seanca plenare.

Aty thuhet se si rrjedhojë e kësaj, të gjithë deputetët ishin detyruar ta lironin sallën e Kuvendit, me ç ‘rast kanë pamundësuar vazhdimin e seancës.

Me këtë thuhet se secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 375, paragrafi 1 të Kodit Penal, kryesi i së cilës dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet.

Kurse, sipas dispozitivit të dytë, thuhet se secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” nga neni 409, paragrafi 1 të Kodit Penal, pasi kanë penguar deputetët e Kuvendit të Kosovës ne kryerjen e detyrave zyrtare. Kryesi i kësaj vepre dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet, raporton “Betimi për Drejtësi”, përcjellë Albanian Post.

Por pos ministrit Sfeçla, e akuzuar për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend është edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Kjo e fundit me 14 prill të këtij viti, gjatë seancës gjyqësore ishte deklaruar e pafajshme duke thënë se “veprimet e tyre ishin politike, e kjo kriminale”.

“E kuptoj aktakuzën dhe padyshim nuk e kundërshtoj si të tillë për faktin se 2015-2016 Kosova është përballur me dy projekte shumë të dhimbshme, ka qenë obligim i yni si deputet që të ndërmarrim veprime protestuese në mënyrë që zëri dhe argumentet tona politike që nuk dëgjoheshin të merren parasysh”, pati thënë Haxhiu.

Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj dhe ish-deputetet Donika Kadaj-Bujupi e Besa Baftiu

Sipas saj, qëllimi i tyre nuk ka qenë kriminal dhe se qëllimi ka qenë vetëm mbrojtja e territorit të shtetit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore