Lajme

Aksion i policisë në disa lokacione në Kosovë


Ilustrim

Departamenti i Krimeve Kibernetike në kuadër të Policisë së Kosovës është duke e realizuar një operacion policor, i cili përfshinë disa lokacione të ndryshme, në disa rajone të Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar për Albanian Post, zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.

“Operacioni policor është duke u realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, tha ai.

Kelani ka theksuar se pas përfundimit të operacionit pritet të bëhen të ditura detajet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore