Shqipëria

Aksidentohet në Poliçan mjeti që drejtohej nga një i mitur, 1 viktimë dhe 3 të plagosur


Një incident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e mbrëmjes të 19 prillit në rrugën rurale të fshatit Plirëz, të Poliçanit me pasojë vdekjen e një të mituri.

Policia bën me dije se shtetasi F.Z., 15 vjeç ka qenë duke drejtuar mjetin tip “Alfa Romeo” dhe më pas ka humbur kontrollin mbi mjetin.

Si pasojë e daljes së mjetit nga rruga, shto njoftimi zyrtar, ka humbur jetën shtetasi A.Z (pasagjer në mjet) rreth 15 vjeç.

Ndërkaq, pas aksidentit rrugor janë dëmtuar shtetasi F.Z (drejtues mjeti), dhe dy shtetase të tjera të mitura që ndodheshin në mjet.

Të dëmtuarit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, sqarojnë autoritetet.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore