Lajme

Aksident i rëndë në Kroaci, lëndohen katër shqiptarë


Katër shtetas shqiptarë janë lënduar gjatë një aksidenti të mërkurën në Kroaci.

Ata janë me qëndrim të përkohshëm në Kroaci, 22, 41, 43 dhe 45-vjeç, ndërsa aksidenti është shkaktuar nga vozitësi shqiptar, raporton medium kroat “Danas.hr”.

Siç konfirmon policia e Zagrebit, aksidenti ka ndodhur në orën 06:16 ku janë përplasur një kamion tërheqës dhe një veturë.

“Për momentin nuk dihet shkaqet. Hetimet po vazhdojnë”, ka njoftuar policia.

Të lënduarit janë trajtuar në Qendrën Spitalore Klinike të Zagrebit dhe në Spitalin Klinik të Dubravës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore