Film

Akademia e Arteve kishte kërkuar largimin e Will Smith nga “Oscars”, pas goditjes me shuplakë të Chris Rock-ut


Will Smith duke goditur me shuplakë Chris Rock

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit ka zbuluar se ata kishin kërkuar që aktori amerikan, Will Smith të largohej nga ceremonia e 27 marsit e Oscars, menjëherë pasi ai kishe goditur me shuplakë aktorin tjetër, Chris Rock – ngjarje që ndodhi në mes të skenës.

Ata nuk zbuluan specifikisht se çfarë masash kishin marrë për ta larguar yllin e “King Richard” nga ceremonia prestigjioze, por që TMZ ka zbuluar se menjëherë pas incidentit të paprecedentë, Presidenti i Akademisë, Dawn Hudson, kishte folur personalisht me Smith, duke i kërkuar atij të largohej nga evenimenti.

Will Smith duke e goditur me shuplakë Chris Rock.

“Bordi i Guvernatorëve filloi sot një procedim disiplinor kundër Smith për shkelje të Standardeve të Sjelljes së Akademisë, duke përfshirë kontaktin fizik të papërshtatshëm, sjelljen abuzive ose kërcënuese dhe komprometimin e integritetit të Akademisë”, thuhet në një deklaratë të re nga Akademia.

“Në mbledhjen e ardhshme të bordit më 18 prill, Akademia mund të marrë çdo masë disiplinore, e cila mund të përfshijë pezullim, përjashtim ose sanksione të tjera. Smithit iu kërkua të largohej nga ceremonia dhe refuzoi, ne gjithashtu e kuptojmë se mund ta kishim trajtuar situatën ndryshe”, thuhet tutje në deklaratë.

Në deklaratën e publikuar, Akademia i ka kërkuar të drejtpërdrejt Rock-ut, si dhe të nominuarve, të ftuarve dhe shikuesve të Oscars 2022.

“Rock, ju kërkojmë falje për atë që keni përjetuar në skenën tonë dhe ju falënderojmë për qëndrueshmërinë tuaj në atë moment. Ne gjithashtu kërkojmë falje për të nominuarit, të ftuarit dhe shikuesit tanë për atë që ndodhi gjatë asaj që duhej të ishte një ngjarje festive”, thanë Akademia.

Më herët gjatë javës, Akademia dënoi veprimet e Smith dhe nisi një shqyrtim zyrtar të incidentit.

Smith – i cili goditi me një shuplak Rockun për një shaka me gruan e tij, Jada Pinkett Smith – gjithashtu kërkoi falje për veprimet e tij “të papranueshme” dhe “të turpshme” .

Will Smith.

“Sjellja ime në ndarjen e çmimeve Oscar mbrëmë ishte e papranueshme dhe e pafalshme. Shakatë në kurrizin tim janë pjesë e punës, por një shaka për gjendjen shëndetësore të Jadës sime ishte e tepërt për mua dhe reagova emocionalisht”, ka shkruar Smith.

“Dëshiroj të të kërkoj falje publike ty, Chris. Isha jashtë linjës dhe gabova. Jam i turpëruar dhe veprimet e mia nuk ishin tregues i mashkullit që dua të jem. Nuk ka vend për dhunë në një botë dashurie dhe mirësie”, ka thënë ai mes tjerash në kërkim faljen e tij publike.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore