Sport

Ajax ndërpren kontratën me Blind


Gjigandi holandez, Ajax, ka njoftuar këtë të martë se e kanë ndërprerë kontratën me marrëveshje të ndërsjellë me futbollistin e tyre, Daley Blind.

I formuar në klub, djali i Danny Blind, një prej figurave historike të klubit, tani është i lirë dhe mund të nënshkruajë me çdo skuadër.

Daley Blind ishte pjesë e Holandës në “Katar 2022”, madje pjesë e formacionit titullar në çdo ndeshje.

“Shpresoj që të gjejë një klub tjetër për t’i dhënë fund karrierës së tij të suksesshme. Së bashku me të vendosëm të caktojmë një ndeshje në “Arena”, ku ai mund t’u thotë lamtumirë tifozëve”,  shpjegoi Edëin van der Sar, CEO i Ajax-it, cituar nga faqja e internetit e klubit.

Daley Blind, i cili kishte kontratë me Ajaxin deri në qershor 2023, është 32 vjeç dhe ishte në periudhën e dytë në klubin e Amsterdamit, pasi kishte veshur fanellën e Manchester United midis 2014 dhe 2018.

Ka zëra se Blind mund të bashkohet me Antwerp-in në Belgjikë, klub që drejtohet nga Mark van Bommel dhe drejtori teknik, Marc Overmars.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore