Lajme

Agjenti i FSB-së që ndoqi ish-liderin e opozitës, helmoi dhe Navalny-n


Njerëzit e lidhur me FSB-në ruse (Shërbimi Federal i Sigurisë) ndoqën lëvizjet e liderit të opozitës ruse Boris Nemtsov në të gjithë vendin për një vit përpara vrasjes së politikanit.

Kështu thuhet në një investigim të ri të përbashkët nga “Bellingcat”, “The Insider” dhe “BBC”.

Sipas gazetarëve, një burrë me pasaportë i quajtur Valery Sukharev e ndoqi Boris Nemtsov-in në të paktën 13 udhëtime nëpër Rusi.

Hera e fundit ishte vetëm 10 ditë para vrasjes së politikanit.

I njëjti person u shfaq në hetimet e mëparshme për helmimin e figurave të opozitës Alexei Navalny, Vladimir Kara-Murza dhe Dmitry Bykov.

Provat e forta tregojnë se Sukharev është një oficer i FSB-së.

Hetimi tregoi se në të paktën një vëzhgim të Nemtsov, Sukharev iu bashkua një tjetër operativ i dyshuar i FSB-së, Alexei Krivoshchekov, i njohur gjithashtu nga hetime të tjera.

Nemtsov u ndoq menjëherë pasi foli në favor të zgjerimit të sanksioneve kundër kordonit të presidentit rus Vladimir Putin.

Në fund të janarit të vitit 2014, Nemtsov u takua me senatorët republikanë amerikanë John McCain dhe Ron Johnson dhe emëroi 13 emra për t’u përfshirë në listën “e zezë”.

Një nga batalionet e regjimentit të liderit çeçen Ramzan Kadyrov udhëhiqet nga Ruslan Geremeev, i njohur për përfshirjen në vrasjen e politikanit të opozitës rus Boris Nemtsov.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore