Sport

Abramovich ndodhet në Stamboll për bisedimet Rusi – Ukrainë


Ish-presidenti i klubit të Chelsea-t, Roman Abramovich u rishfaq sot në publik pas raportimeve të të fundit se ishte helmuar.

Ai ndodhet në Stamboll të Turqisë, ku do të zhvillohen bisedimet për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës.

Agjencia ruse “Tass” zbuloi se oligarku ka biseduar me presidentin turk Erdogan, para takimit mes përfaqësuesve të Rusisë dhe Ukrainës.

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan tha se qëllimet e bisedimeve janë vendosja e një armëpushimi mes Rusisë dhe Ukrainës sa më shpejt të jetë e mundur.

Bisedimet e mëparshme dështuan për t’i dhënë fund luftës njëmujore që ka lënë mijëra të vdekur dhe ka detyruar më shumë se 10 milionë ukrainas të largohen nga shtëpitë e tyre.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Kuleba, urdhëroi negociatorët që të mos hanë e pinë asgjë si dhe të mos prekin asnjë sipërfaqe, pasi dyshimet për një kurth të mundshëm janë shumë të mëdha.

Kujtojmë që Abramovich u sanksionua nga Britania e Madhe në fillim të këtij muaji për shkak të lidhjeve të tij të ngushta të dyshuara me presidentin rus, Vladimir Putin, të cilat ai e mohon.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore