Kosova

AAK organizon tryezë për rritjen e çmimeve


Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)

Grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), të mërkurën do të organizoj një tryezë me temën “Ngritja enorme e çmimeve dhe jostabiliteti ekonomik”. Ky organizim do të mbahet në Kuvendin e Kosovës nga ora 13:00.

Në ftesën e dërguar për media, thuhet se qëllimi i tryezës është që të diskutohet për jostabilitetin ekonomik që është shkaktuar si pasojë e rritjes së vazhdueshme dhe të përnjëhershme të çmimeve të produkteve dhe shërbimeve në të gjithë sektorët.

“Pjesëmarrës në këtë tryezë përpos deputetëve do të jenë edhe përfaqësuesit e bizneseve, të organizatave për mbrojtjen e konsumatorëve si dhe OJQ të ndryshme”, thuhet në njoftim të AAK-së.

Lidhur me rritjen e çmimeve, Albanian Post ka realizuar një dokumentar për mashtrimet e marketeve, duke rritur çmimet për produktet për të cilat kostoja e blerjes u mbeti e njëjtë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore