Albert Einstein kishte lindur më 14 mars të vitit 1879 në Gjermani dhe ishte një fizikan teorik, i njohur gjerësisht si njëri ndër fizikanët më të mëdhenjë të të gjitha kohërave.
Einstein, është i njohur për zhvillimin e teorisë së relativitetit, por ai gjithashtu dha kontribute të rëndësishme në zhvillimin e teorisë së mekanikës kuantike.
Formula e tij e ekuivalencës “masë-energji E = mc2”, e cila lind nga teoria e relativitetit, është quajtur “ekuacioni më i famshëm në botë”.
Puna e tij është e njohur gjithashtu për ndikimin e saj në filozofinë e shkencës.
Ai mori Çmimin Nobel në Fizikë gjatë vitit 1921 “për shërbimet e tij në fizikën teorike, dhe veçanërisht për zbulimin e tij të ligjit të efektit fotoelektrik”, një hap kryesor në zhvillimin e teorisë kuantike.
Arritjet dhe origjinaliteti i tij intelektual rezultoi që “Einstein” të bëhej sinonim i “gjeniut”.
Por, si vdiq Albert Einstein?
Data 18 prill është përvjetori i vdekjes së figurës influencuese të shkencës, Einstein, shkruan Free Press Jornual, transmeton Albanian Post.
Fizikani me famë botërore Albert Einstein vdiq në Spitalin “Princeton” në New Jersey më 18 Prill, të vitit 1955.
Shkaku i vdekjes së tij ishte këputja e një aneurizmi, e cila ishte forcuar nga një operacion të cilin ai e kishte bërë në vitin 1948.
Ai nuk pranoi t’i nënshtrohej një operacioni të mëtejshëm duke thënë – “Unë dua të shkoj kur të dua. Është pa shije të zgjas jetën artificialisht. Unë kam bërë pjesën time, është koha të shkoj. Do ta bëj atë elegante”.
Puna e tij ishte e pandalshme, por përsëri ai nuk arriti që ta qoj deri në fund “Teorinë e Përgjithësuar të Gravitacionit”, duke e lënë kështu si dukuri të pazgjidhur.
Ai ishte 76 vjeç, në kohën kur ndërroi jetë.
Sidoqoftë, fjalët e tij të fundit do të mbesin përgjithmonë të panjohura pasi ato ishin shqiptuar në gjermanishten e tij amtare.
Në shtratin e tij të vdekjes, ai mërmëriti disa fjalë të fundit në atë gjuhë dhe dëshmitari i vetëm ishte infermierja e tij, por, për fat të keq, ajo nuk fliste gjuhën.
Albanian Post ju prezanton me pesë nga thëniet e tij më të njohura.
1. Imagjinata eshte me e rendesishme se dija.
2. Nëse nuk mund ta shpjegoni thjesht, nuk e kuptoni mjaft mirë.
3. Jeta është si të ngasësh biçikletë. Për të mbajtur ekuilibrin duhet të vazhdoni të lëvizni.
4. Imagjinata është gjithçka. Ajo është pamja paraprake e tërheqjeve të ardhshme të jetës.
5. Asnjë problem nuk mund të zgjidhet nga i njëjti nivel i vetëdijes që e krijoi atë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Këngëtarja përfaqësuese e Izraelit në “Eurovision 2024” urdhërohet të izolohet në dhomën e saj të hotelit
-
Olivia Rodrigo detyrohet t’i anulojë koncertet e planifikuara në Mançester
-
“The Fall Guy” nuk arrin lartësitë e nevojshme për të bërë një spërkatje vërtet të madhe
-
Emri i Beyonce do të hyjë në historinë franceze – por, si?
Lajmet kryesore
-
Kearns bën thirrje të publikohen të gjeturat e sulmit në Banjë, kërkon që Kosovës mos t’i bëhet presion për Asociacionin
-
Gjykata Evropiane vendos: EncroChat dhe SkyECC nuk cilësohen prova
-
Pentagoni pranon se SHBA-të kanë vrarë gabimisht një civil në sulmin në Siri në vitin 2023, raporton Washington Post
-
Osmani takon Hovenierin: Vazhdimi i masave është i padrejtë