Ish-zëvendëskryeministri i Serbisë, Nebojsha Çoviç, në një intervistë për Kosovo Online tha se Vjosa Osmanin, Presidente të Kosovës e kanë zgjedhur ambasadorët e huaj.
“Është qesharake të pretendosh se Vjosa Osmani u zgjodh nga populli. Ajo me të vërtetë mori 300 mijë vota, por vetëm sepse Albin Kurti nuk ishte bartës i listës së Vetëvendosjes, për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, tha Çoviç.
“Shumica e votave të Osmanit janë vota indirekte për Albin Kurtin”.
Çoviç ka theksuar se Osmani tashmë është duke bërë përpjekje që të ndërtojë besueshmërinë e saj me publikun, duke bërë deklarime të ashpëra, sa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
“Në këtë drejtim, kur bëhet fjalë për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, pritet që gjërat të përkeqësohen dukshëm para se të bëhet ndonjë përparim”, ka shtuar ai.
Ai tha se “kur bëhet fjalë për Prishtinën, presioni ndërkombëtar do të jetë i dyanshëm”.
“Nga njëra anë do të bëjnë presion ndaj politikanëve të Prishtinës që të ruajnë një lloj stabiliteti dhe të fillojnë me reformat që Kurti premtoi në fushatë parazgjedhore, në anën tjetër do të bëjnë presion për rifillimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, edhe pse Kurti do të përpiqet që ta shmang me çdo kusht”, potencoi Çoviç.
Politikani serb foli edhe për ndërtimin e bazës ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës në fshatin Cernushë të Mitrovicë.
Sipas tij “këto vendime e minojnë sigurinë dhe besimin e komuniteteve pakicë në Kosovë”.
“Në asnjë moment Organizata e Kombeve të Bashkuara nuk e njohu shtetin e vetëshpallur të Kosovës në mënyrë që ajo të kishte sovranitet për të marrë vendime të tilla, statusin e kësaj pjese e Serbisë përcaktohet qartë me rezolutën 1244”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Një person theret me thikë në Orllan të Podujevës
-
Bislimi takon disa zyrtarë zviceranë, flasin për anëtarësimin e Kosovës në KiE
-
Biserko: Shpresoj që Kosova të bëhet anëtare e KiE-së, do ishte pozitive edhe për komunitetin serb
-
Gjuajtje me armë mes familjarëve në Lupç të Podujevës, katër të plagosur, njëri në rrezik për jetë
Lajmet kryesore
-
E enjtja e interpelancave – Opozita kërkon sqarime nga dy ministra
-
Puna e detyruar, çfarë parashikon projektligji i ri për studentët e mjekësisë
-
Pekini forcon kontrollin ndaj gjigantëve kinezë të mediave sociale
-
Biserko: Shpresoj që Kosova të bëhet anëtare e KiE-së, do ishte pozitive edhe për komunitetin serb