Paris 2024

Medalistët olimpikë mbërrijnë në Shqipëri, Ylli: Sportistët janë ambasadorët më të mirë


Medalistët olimpikë, Chermen Valiev dhe Islam Dudaev kanë mbërritur në Shqipëri pasi shkëlqyen në Lojërat Olimpike të Parisit 2024, duke rrëmbyer dy medalje të bronzta.

Dy mundesit, pjesetaret e tjere te “Team Albania”, anetare te Komitetit Olimpik Kombetar Shqiptar (KOKSH), perfaqesues nga Bashkia e Tiranes dhe Ministria e Sportit ishin te gjithe te pranishem ne ceremonine e mbajtur në Aeroportin e Rinasit, “Nënë Tereza”.

Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë olimpike në histori

Fidel Ylli, kreu i KOKSH-it, ishte i pari që mbajti fjalën në ceremoni, duke u shprehur: “Sot është një ditë e rëndësishme për sportin shqiptar. Shqipëria ka hyrë në listën e medaljeve olimpike, falë Dudaev dhe Valiev, që ngritën flamurin kuqezi në Paris, gjë që ne e kishim ëndërruar”.

“Të gjithë bashkë u munduam, këtu falenderoi edhe Seit Prizrenin, kreun e Federatës së Mundjes”.

“Këta sportistë janë ambasadorët më të mirë të Shqiëprisë dhe ky është një mesazh për Kuvendin dhe qeverinë që të bëjnë më shumë. Synimi ynë ishte një medalje Olimpike dhe ia dolëm. Dua t’i falenderoj të gjithë për kontributin e tyre”, theksoi Ylli.

Bronz i dytë për Shqipërinë, Dudaev merr medalje në mundje

Më pas, fjalën e mori kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i cili tha: “Rëndësi ka që ngritëm flamurin e duhur. Jam shumë i lumtur dhe dyfish i gëzuar. Së pari se sportistët tanë të sport klub Tirana sollën dy medalje për Shqipërinë”.

“Një falënderim dhe dedikim respekti dhe mirënjohje dhe falënderim për dy djemtë tanë që na bërë krenar. Jam krenar për çfarë kemi bërë”.

“Ka disa njerëz që e kanë të vështirë të pranojnë suksesin e tjetrit, por ky është suksesi për Shqipërinë. Është ngritur dy herë flamuri për Shqipërinë, dhe ‘cic-micet’ politike janë të pavlera. Është ngritur dy herë flamuri i Shqipërisë në këto lojëra Olimpike”, shtoi Veliaj.

I sollën Shqipërisë dy medaljet e para olimpike, si shpërblehen mundësit Valiev dhe Dudaev?

Sahit Prizreni, kreu i mundjes shqiptare, u shpreh: “Ky është një gëzim i madh, fakti që është historike, këtë moment e bën fantastike. Jam shumë krenar, kjo është një ëndërr që kam dashur ta realizoj. Jam shumë krenar për djemtë”.

“Përulje dhe mirënjohje për këdo që nderon flamurin kombëtar. Uroj që mos jetë hera e fundit që ne mblidhemi. Është punë e një ekipi të bashkuar dhe mendoj se sot duhet të gëzojmë”, tha Prizreni.

Në fund, folën edhe dy medalistët kuqezi.

“Faleminderit Shqipërisë, e kam në zemër”, tha Valiev, teksa Dudaev theksoi: “Jam shumë i lumtur, do Zoti në herën tjetër medalje të artë për Shqipërinë”.

Mes sukseseve dhe dështimeve – Çfarë mund – dhe duhet – të mësojë Shqipëria nga Lojërat e fundit Olimpike

Sporti shqiptar ka dështuar në gjenezë – shpresa e fundit, në duart e të ‘huajve’

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore