Kosova

“Gjermania është duke injoruar agresivitetin e Serbisë ndaj Kosovës”, thotë Rothert


Ilustrim

Alexander Rhotert, politolog gjerman, në një artikull autorial për gazetën e përditshme gjermane “Frankfurter Rundschaukushtuar planeve për mihje të një miniere të litiumit në Serbi, ka vlerësuar se Gjermania është duke injoruar lidhjet e Serbisë me Rusinë dhe Kinën, por njëkohësisht edhe agresivitetin e palës serbe ndaj fqinjëve rajonalë, posaçërisht ndaj Kosovës.

“Qeveria e Gjermanisë ka bërë shumë gjëra siç duhet sa i përket politikës së sigurisë dhe mbrojtjes. Por fakti që Beogradi zgjeron vazhdimisht marrëdhëniet e ngushta me Moskën dhe Pekinin është injoruar, krahas agresivitetit të Serbisë ndaj disa fqinjëve”, ka konsideruar Rothert, derisa ka përmendur sulmin terrorist të paramilitarëve serbë vitin e kaluar në Kosovë.

“Një sulm nga huliganët serbë ndaj forcave të NATO-s në Kosovë në maj të vitit të kaluar dhe sulmi nga paramilitarët serbë në shtator pothuajse shkaktuan një konflikt të armatosur ndërkombëtar, të cilin vetëm presioni i jashtëzakonshëm i Uashingtonit ndaj Beogradit e parandaloi në minutën e fundit”, ka kujtuar ndër të tjera studiuesi i Ballkanit Perëndimor.

Ndryshe, më 19 korrik, në Beograd, u nënshkrua një memorandum mirëkuptimi ndërmjet Bashkimit Evropian (BE) dhe Serbisë për partneritet strategjik për lëndët e para të qëndrueshme, zinxhirët e prodhimit të baterive dhe automjetet elektrike. Përkundër se ekonomia e Serbisë është e vogël, shteti serb posedon një nga depozitat më të mëdha të litiumit në Evropë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore