Kosova

Sheshi ‘Boris Johnson’ në Ukrainë | “The Times”: Në këtë mënyrë e shprehën edhe kosovarët mirënjohjen për Blairin


Foto: Radio Evropa e Lirë

Në një fshat të Ukrainës së shpejti pritet të inaugurohet sheshi ‘Boris Johnson’ për nder të ish-kryeministrit të Britanisë së Madhe, ndaj të cilit populli ukrainas gëzon simpati të thellë për shkak të kontributit gjatë mandatit të parë, duke qenë një ndër liderët e parë perëndimorë që e vizitoi Ukrainën pas pushtimit rus dhe dërgoi armët e para për ushtrinë ukrainase.

E gazeta britanike “The Times” kujtoi se në këtë mënyrë e shprehën mirënjohjen edhe kosovarët shumë kohë më parë. Përveç shtatoreve e rrugëve, kontributi i liderëve perëndimorë, veçanërisht i presidentit amerikan, Bill Clinton, dhe kryeministrit britanik, Tony Blair, është shënuar në një mënyrë të veçantë nga kosovarët: pagëzimi i fëmijëve për nder të tyre.

“Një mirënjohje e ngjashme u tregua nga kosovarët ndaj Clintonit dhe Blairit për udhëheqjen e ofensivës së bombardimeve të NATO-s në vitin 1999 që ndaloi spastrimin etnik të shqiptarëve të Kosovës nga ushtria jugosllave. Disa rrugë anembanë kombit ballkanik u riemëruan pas dyshes; Tonibler kaloi në fjalor si emër për djem”, kujtoi mes tjerash gazeta e përditshme britanike.

Ndryshe, në bazë të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), për shkak të kontributit të dyshes Clinton-Blair në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, aktualisht në vend janë gjithsej 30 meshkuj që mbajnë emrin Klinton, një që mban emrin Bill dhe katër të tjerë që janë pagëzuar me emrin Tonibler.

“Në Kosovë bëmë gjënë e duhur”: Roli i Blairit në bombardimin e Serbisë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore