Më 12 gusht, të hënën, Këshilli Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës do të organizojë protestë gjithëpopullore për shkak të diskriminimit të shqiptarëve nga ana e shtetit të Serbisë.
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, nëpërmjet një postimi në platformën sociale, Facebook, ka bërë të ditur se protesta do të organizohet në qendër të Bujanocit me fillim në ora 11:00.
“Për Identitet dhe Dinjitet! Ejani! Për vetën tuaj! Për ata që do vijnë pas nesh!”, ka shkruar ai.
Ndryshe disa ditë më parë Luftiu, nëpërmjet një video-mesazhi, ndërsa paralajmëroi organizimin e një proteste gjithëpopullore potencoi se diskriminimi i Serbisë ndaj komunitetit shqiptar “i ka prekur kufijtë e racizmit”.
“Nuk ka mbetur asnjë familje shqiptare në vendin tonë pa u prekur nga procesi i pasivizimit të adresave”.
Përmes pasivizimit, sipas tij, Serbia po ua heq qytetarëve të drejtën e votës.
“Andaj u bëri thirrje autoriteteve përgjegjëse që të korrigjojnë këto shkelje të rënda pa vonesa të mëtejshme”, apeloi ai.
Sa i përket punësimeve në institucionet shtetërore, sipas Lutfiut, po injorohen kuadrot shqiptare ndërsa po sjellën kuadro nga qytete të tjera të Serbisë.
“Në Preshevë mbi 95 për qind shqiptarë drejtori i shtëpisë së shëndetit në këtë qytet është serb, në konkurset e shpallura nga ky institucion injorohen mjekët shqiptarë ndërsa sillen kuadro nga qytete të tjera të Serbisë”.
Ky praktik i diskriminimit, siç potencon ai, është në secilin institucion shtetëror.
Javë më parë, Komisioni Evropian dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, shprehën shqetësimin për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës nga autoritetet e Serbisë.
Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme gjermane, kjo tendencë e Serbisë bie ndesh me obligimet që ka ky vend për respektimin e të drejtave të pakicave.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“Përndjekje ndaj simbolit tonë kombëtar”, Mustafi dënohet nga Serbia për ngritjen e flamurit shqiptar
-
Ish-diplomati serb: Kosova histori e mbyllur, Vuçiçi po e dorëzon
-
Ushtarët britanikë realizojnë ushtrimin për “gatishmëri për përballje me të gjithë skenarët”
-
Osmani: Beogradit s’i vjen keq për krimet e luftës, krenohet me trashëgiminë e Millosheviçit
Lajmet kryesore
-
Jo më qendra emigrantësh në Shqipëri, Rama: Marrëveshja është ekskluzive për Italinë
-
Akuzohen për vjedhje, AMP ekzekuton masat e sigurisë për 22 punonjës policie në Kukës
-
Nga mbretëreshë në perandoreshë: Brenda pushtetit të plotfuqishëm të Ursula von der Leyen
-
Osmani: Beogradit s’i vjen keq për krimet e luftës, krenohet me trashëgiminë e Millosheviçit