Do të shpërthejë luftë e gjithanshme në rajon, ka deklaruar Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, duke folur në një intervistë për median kroate Vecernji List.
Kjo po ndodhë për shkak të tolerimit të vazhdueshëm që Perëndimi po i bënë politikës së presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, shtoi Gërvalla.
“Vuçiç është zgjatim i dorës së (Vladimir) Putin-it dhe nëse Perëndimi vazhdon t’i tolerojë veprimet e tij, në rajon do të shpërthejë një luftë e gjithanshme”, pohoi Gërvalla, citon mediumi kroat.
Gjatë kësaj interviste, kryediplomatja kosovare ka theksuar se procesi i dialogut është i bllokuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili sipas saj nuk është i interesuar për një zgjidhje të qëndrueshme të problemit.
“Javën e kaluar ne patëm një takim në Bruksel në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe të sigurisë. Mirëpo doli të jetë e pamundur për ndonjë marrëveshje, meqë dialogu është i bllokuar nga Aleksandër Vuçiç”, shtoi.
“Ky është thelbi i problemit, sepse dialogu mund të jetë i suksesshëm vetëm kur të dyja palët duan rezultate. Nëse pala tjetër as që mendon të arrijë rezultate, si Aleksandër Vuçiç, atëherë koha e investuar është e humbur”, potencoi Gërvalla.
Megjithatë, ajo potencoi se Kosova mbetet plotësisht e përkushtuar për të përmbushur atë që është rënë dakord në Bruksel, por jo në mënyrë të njëanshme.
“Kur Serbia sulmoi Kosovën më 24 shtator të vitit të kaluar, ishte testi i parë serioz i Rusisë për Perëndimin, pasi ishte sulmi i parë ushtarak në një vend ku kishte mijëra ushtarë të NATO-s”.
“Nuk bëhej fjalë vetëm për Kosovën, e cila është vendi më properëndimor, me më shumë se 90 për qind mbështetje për NATO-n dhe BE-në në çdo sondazh. Cili ishte reagimi i NATO-s dhe BE-së”, ka pyetur ajo.
Sipas saj, përgjigja e NATO-s ishte e menjëhershme dhe e qartë, me një rritje të ndjeshme të numrit të ushtarëve dhe patrullime më intensive për të siguruar kufirin me Serbinë, por theksoi se “Bashkimi Evropian mbetet i paqartë në reagimin e tij”.
“Shpresojmë që kjo të ndryshojë me strategjinë e re dhe personelin e ri në Bruksel”, përfundoi ministrja Gërvalla.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
-
Procesi i Berlinit dhe masat e BE-së kundër Kosovës, në fokus të takimit Osmani-Lührmann
Lajmet kryesore
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Shqipëria dhe Kosova kanë numrin më të lartë të azilkërkuesve në vendet e BE-së
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel