Shqipëria
Balla takim me Kryetarin të Bashkisë së New Yorkut: Mik i veçantë dhe mbështetësi komunitetit shqiptar
Ndalesa e radhës së ministrit të Brendshëm Taulant Balla në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ishte në zyrën e Kryetarin të Bashkisë së New Yorkut, Eric Adams.
Balla e ka vlerësuar Adams, si një mik të veçantë dhe mbështetës të komunitetit shqiptar.
“Eksperienca e NYPD sa i përket luftës kundër krimit, policimi në komunitet dhe bashkëpunimi i Akademisë sonë të Sigurisë me Akademinë e Policisë së New York ishin disa nga temat kryesore të diskutimit”, mes ministrit të Brendshëm shqiptar dhe kreut të Bashkisë së New Yorkut.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com