![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2024/04/3ab3a398-5282-428c-b946-c52c6dfdbacb.jpg)
Një ndërhyrje e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar në gjykatën penale ndërkombëtare pritet të vonojë një vendim nëse mund të lëshohet një urdhër arresti kundër kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, për krime të dyshuara lufte në Gaza.
Gjyqtarët në GJNP vendosën të enjten se do të lejojnë Mbretërinë e Bashkuar të bëjë argumente ligjore në këtë rast, ndërsa ata shqyrtojnë nëse do të miratojnë kërkesat e bëra nga kryeprokurori për urdhër-arrestet kundër Netanyahut dhe ministrit të tij të mbrojtjes, Yoav Gallant.
Sipas dokumenteve të gjykatës, pasi prokurori bëri kërkesat, Mbretëria e Bashkuar argumentoi se gjyqtarët që dëgjuan çështjen duhet të adresojnë pyetje “të pazgjidhura” në lidhje me juridiksionin e GJNP-së mbi qytetarët izraelitë përpara se të vendosin nëse do të lëshojnë urdhër-arrestet.
Vendimi për të lejuar Mbretërinë e Bashkuar të paraqesë argumente në këtë rast ka shkaktuar shqetësim tek disa ekspertë të së drejtës ndërkombëtare se ndërhyrja e Britanisë është e motivuar politikisht.
Në shkurt të vitit 2021, një panel gjyqtarësh të GJNP-së nxorri një vendim që konfirmonte se kishte juridiksion në territoret e pushtuara palestineze.
Vendimi i hapi rrugën kryeprokurorit të mëparshëm për të hapur një hetim penal për mizoritë e dyshuara në Gaza, Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor.
Ekspertët thanë se vendimi për të lejuar Mbretërinë e Bashkuar të ndërhyjë në këtë çështje mund të shkaktojë vonesa në çështjen e urdhërarrestit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mbi 200 kandidatë tërhiqen para raundit të dytë të votimit në Francë
-
“Paratë për heshtje”/ Zyra e Prokurorit nuk do ta kundërshtojë kërkesën e Trump për anulimin e dënimit
-
Ulutas e Zupançiç diskutojnë mbi situatën e sigurisë në Kosovë
-
Melénchon dhe ambiciet prej kryeministri që shqetësojnë aleatët në të majtë
Lajmet kryesore
-
Ceremoni Shtetërore për nderimin dhe përcjelljen e fundit të Kadaresë
-
Begaj pritet nga presidenti polak: Të interesuar për më tepër investime në infrastrukturë dhe turizëm
-
Melénchon dhe ambiciet prej kryeministri që shqetësojnë aleatët në të majtë
-
Çfarë “zararesh” mund të presë Kosova nga presidenca hungareze e BE-së?