![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2024/06/Gazimestan-3-e1656428978174-1130x635-1-750x375-1.jpg)
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kremtimi i festivalit Vidovdan ka kaluar pa inicidente, ndërsa është arrestuar një person për intervistim për shkak se ka ndikuar në mbarëvajtjen e këtij manifestimi.
Lajmin e ka bërë të ditur policia përmes një komunikate për media.
“Referuar informacioneve nga njësitet e angazhuar policore në teren nuk është raportuar asnjë rast i cili ka ndikuar në mbarëvajtjen e manifestimeve, përveç shoqërimit të një personi në stacion policor për intervistim sipas procedurave ligjore”, thuhet në komunikatën e policisë.
Në njoftim sqarohet se pas përfundimit të aktiviteteve në orët e pasdites të gjithë pjesëmarrësit janë shpërndarë të qetë.
“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve të saj ligjore, menaxhimin e situatës së sigurisë, zbatimin e Kushtetutës së RKS-së në funksion të garantimit të një mjedisi të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim”.
Festivali Vidovdan është një festë e rëndësishme për serbët, e cila shënohet më 28 qershor.
Beteja e Kosovës u zhvillua më vitin 1389, në Fushë Kosovë, saktësisht 635 vite më parë.
Ishte një betejë në mes të aleancës ballkanike dhe Perandorisë Osmane, që ishte përmbyllur me fitoren e këtyre të fundit.
Përkundër se ballkanasit kishin krijuar një koalicion, historiografia serbe ka tentuar që ta përvetësojë këtë betejë.
Për ta rritur edhe më tej rëndësinë e kësaj dite, siç e quajnë ata Vidovdanin, Serbia e ka shpallur edhe si festë zyrtare nacionale për të gjithë popullin serb 28 qershorin, duke tentuar kështu që ta argumentojnë narracionin e tyre “për të drejtën mbi Kosovën”.
“Vidovdani”, përralla serbe që shkakton luftëra në Ballkan – çka realisht ngjau para 635 vjetësh?
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kurti për Kadarenë: U rrita në Kosovë kur ishim nën diktaturë të Beogradit, zërin e tij e dëgjoja si frymëzim
-
Dy dokumente pranohen si prova materiale në Speciale gjatë dëshmisë së Zyrapit
-
Bislimi: Kosova ka bërë progres të jashtëzakonshëm në integrimin drejt BE-së
-
Gjenerali i ushtrisë së shkronjave