Rezultatet e Censit, Basha: Eksodi masiv i shqiptarëve nuk e shqetëson qeverinë, duhet ndryshim rrënjësor
![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2024/06/656664.png)
Mbi rezultatet e Censit, të cilat u publikuan këtë të premte nga INSTAT, ka reaguar edhe Lulzim Basha.
Nëpërmjet një postimi në platformën Facebook, Basha ka thënë se shpopullimi i vendit u fsheh pas arnave të një Censi të zvarritur, të deformuar dhe jo transparent, “si asnjëherë më parë e si në asnjë vend tjetër të botës”.
Kjo metodë – sipas tij – është veprim i një qeverie të korruptuar që punon për interesat e një grushti të vogël njerëzish dhe që nuk do t’ia di për eksodin masiv të shqiptarëve.
Po ashtu Bashka ka shtuar se Shqipëria nuk meriton shpërbërjen e saj, shpërbërjen e familjes, largimin e rinisë dhe plakjen e popullsisë.
“Eksodi masiv i shqiptarëve nuk e shqetëson qeverinë, as thagmat korruptive që po i bëjnë gjëmën vendit, si skandali dramatik i Onkologjikut, apo i dhjetëra zezonave të tjera që e kanë bërë vendin të pajetueshëm”.
Shqipëria – sipas fjalëve të Bashës – meriton më shumë, “prandaj ne kemi prezantuar përpara shqiptarëve një plan konkret dhe reformues, që lufton korrupsionin dhe siguron mirëqeverisjen, për t’u dhënë shqiptarëve alternativën që meritojnë’’.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Strategjia e re e mbrojtjes sociale, BE: Standarde evropiane dhe pa korrupsion
-
KE njofton paketën shtesë të investimeve – 1.2 miliardë euro – për Ballkanin Perëndimor
-
Ish-kryetari i PD-së Lezhë tenton t’i japë fund jetës para SPAK
-
Begaj pritet nga presidenti polak: Të interesuar për më tepër investime në infrastrukturë dhe turizëm