![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2024/06/4252658.png)
Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Evropian (AMIE) ka reaguar në lidhje me të dhënat e Censit të publikuara nga INSTAT.
AMIE shprehet e indinjuar në lidhje me të dhënat e publikuara.
Sipas kësaj partie, në këtë proces nuk janë zbatuar standardet ndërkombëtare dhe ato të Eurostat-it.
Madje kanë kërkuar ribërjen e procesit.
AMIE shton se në zonën e Prespës, Gorës dhe Gollobordës ku jeton minoritet maqedonas është bërë presion nga ana e Bullgarisë dhe janë dhënë pasaporta për qytetarët shqiptarë.
“AMIE, si e vetmja parti që përfaqëson interesat e komunitetit maqedonas në Shqipëri, shpreh indinjatën dhe mospranimin e rezultateve të publikuara të Censit 2023, duke theksuar se shifrat për minoritetin maqedonas janë të manipuluara dhe të falsifikuara. Procesi i regjistrimit të popullsisë nuk ishte i drejtë dhe transparent, dhe nuk u zbatuan standardet ndërkombëtare dhe ato të Eurostat-it”, thuhet në reagimin e partisë.
“Një nga problemet që kemi pasur gjatë periudhës përpara fillimit të Censit, si dhe gjatë Censit, është presioni nga ana e Bullgarisë që minoritetit maqedonas të deklarohet bullgar”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com