CorrWatch: MPB shkeli ligjin, vendosi në listë të ngushtë kandidatë që s’i plotësonin kriteret për drejtor të ASHI-së
Organizata jo-qeveritare CorrWatch, e cila angazhohet në rritjen e mbikëqyrjes dhe llogaridhënies së institucioneve publike të Kosovës, nëpërmjet një komunikate për media, ka njoftuar se procesi i rekrutimit për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit (ASHI), përkatësisht faza e verifikimit paraprak, është karakterizuar me shkelje të Ligjit për Zyrtarët Publik, dhe si pasojë e njëjta duhet rishqyrtuar.
Ministria e Punëve të Brendshme, sipas kësaj organizate, ka vendosur në listën e ngushtë kandidatë që “nuk kanë plotësuar kriteret e përcaktuara në shpallje”, me theks të veçantë në kërkesat ligjore lidhur me përvojën e punës si dhe dëshminë se ndaj kandidatit nuk ka masë disiplinore në fuqi përkundër që në konkurs është përcaktuar në mënyrë eksplicite që aplikacionet e mangëta do të refuzohen.
“CorrWatch ka ngritur këto shqetësime te MPB si dhe te komisioni vlerësues dhe ka rekomanduar rishqyrtimin e procesit për shkak të shkeljeve ligjore të identifikuara. Edhe pas kësaj, institucioni në fjalë ka vazhduar tutje me procesin e rekrutimit (fazën e testimit me shkrim), duke shkelur ligjin dhe duke legjitimuar një proces jo ligjor”, thuhet në komunikatë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kurti kërkon nga Serbia transferimin e të burgosurve kosovarë: Republika jonë do sigurojë trajtim të pavarur e të paanshëm
-
Kurti për Kadarenë: U rrita në Kosovë kur ishim nën diktaturë të Beogradit, zërin e tij e dëgjoja si frymëzim
-
Dy dokumente pranohen si prova materiale në Speciale gjatë dëshmisë së Zyrapit
-
Bislimi: Kosova ka bërë progres të jashtëzakonshëm në integrimin drejt BE-së